Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e zinxhirit të furnizimit me mallra të shportës. Rama u shpreh se kriza energjetike dhe ajo e rritjes së çmimeve po ndodh në të gjithë Evropën dhe lufta është një nga arsyet kryesore.
“Në momentin që kemi zgjedhur këtë sistem shteti të ndërhyjë për të përcaktuar marzhe fitimi, çmime tavan apo të tjera është e papranueshme, por ja që duhet ndonjëherë të ndërhyjmë në raste krize, siç është tani”, tha Rama.
Ndërkohë që foli mbi mbështetjen që do i jepej sektorit të Bujqësisë, ai vuri në dukje edhe se qeveria ndodhet në një situatë të pafavorshme ekonomike, duke treguar kështu se edhe vetë shteti është në krizë, që barrën e rëndesës së çmimeve ta mbajë secili për vete.
“Do e mbajmë aq sa e mbajmë, Nëse nuk e mbajmë, do ju themi se nuk e mbajmë”, tha Rama në takim.
Gjithashtu e pranishme në mbledhje ishte edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila siguroi se do ketë garanci sovrane për importuesit e mallrave të shportës apo edhe produkteve të tjera.
“Kemi vendosur garanci sovrane! Ju nuk do t’ë humbisni asnjë qindarkë”./Priza.al