Përkeqësimi i motit në Shqipëri/ Anullohen udhëtimet detare

Në një njoftim të publikuar ditën e sotme, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar pezullim të udhëtimeve detare për një periudhë 3 ditore, nga data 30 Mars deri në datën 1 Prill, si rezultat i përkeqësimit të motit në bregdetin shqiptar. Për shkak të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe erërave të forta do të pezullohen të gjitha mjetet e lundrimit.

Njoftim i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim  JUG-JUGPERËNDIM  dhe  JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill  2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të perfshihet  nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë.  Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.

  • Njoftohen te gjithë pasagjeret qe kane pronotuar per te udhetuar ne datat 30 e 31 ne linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se linjat jane anulluar per shkak te motit. Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.
  • Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *