Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh etnik, bie numri i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbëjnë 29.52% të popullsisë. Të dhënat vijnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, kjo bazuar në regjistrimin e mbajtur gjatë periudhës 5 deri ne 30 shtator të vitit që lamë pas. Ky hark kohor, bën që të kemi rezultatin 1.836.713 banorë, ky numër i përgjithshëm i popullsisë rezidente.

Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente është: 58.44% e tyre janë deklaruar maqedonas, 3.84% turq, 2.53% janë nga komuniteti rom , 0.47% janë vllehë, 1.3% serbë dhe 0.87 për qind janë deklaruar si boshnjakë.

Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i popullsisë së regjistruar është ai i cili përfshin atë rezidente dhe jo rezidente. Janë regjistruar gjithsej 2,097,319 persona dhe prej tyre, 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind si serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllehë.

Sakaq, është ulur popullsia rezidente në Maqedoninë e Veriut për 185 mijë njerëz, afro 9%. Si dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përbëjnë grupin më të madh etnik në vend.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *