Mbrëmjen e djeshme ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ish- deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Alqi Bllako. Ajo që bije në sy është se përtej akuzave të ngritura nga zhurmues të opozitës Bllako, gëzon mbështetjen e qytetarëve, e çuditshme por kjo figurë ka qene mjaftë popullore për masën siç duket edhe në komentet pozitive që nuk kanë denjuar të shprehin simpatinë.
“Kolonjar me zemër, bravo”, i shkruante një komentues.
“Një xhest fisnik, tamam kolonjar, do Zoti vërtetohet e drejta jote”, i shkruante një tjetër.
Ndërkohë, një tjetër komentues i shkruante: “Kush ka patur fatin të punojë pranë teje, të njeh çfarë njeriu je. Por sot, i miri dhe i drejti sulmohet. Por, ti do t’ia dalësh. Respekt pa fund!”
“Na e provo nga rrënjët dhe thyeju degët. Ne që të njohim, e dimë!”, vijonte një tjetër.
“Bravo e vërteta do të triumfojë.”, i komenton një tjetër.
“Ti je një nga ata njerëzit e mirë dhe të drejtë. Do triumfosh.”, shkruan një tjetër.