Berisha tha se do marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, reagon menjëherë Gazment Bardhi

Menjëherë pasi Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar  pjesëmarrjen ka ardhur edhe përgjigjja e   sekretarit të Përgjithshëm Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas konfirmimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Gazment Bardhi: Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *