Menjëherë pasi Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen ka ardhur edhe përgjigjja e sekretarit të Përgjithshëm Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas konfirmimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
Gazment Bardhi: Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.
Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.
Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.