Vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pas atentatit të kryer në Elbasan, ku sipas informacioneve është tradhtuar.
Ai kishte planifikuar vrasjen e një të afërmi të Talo Çelës, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, autor i grabitjes së mbi 13 milionë Eurove në Rinas. Por kur iu afrua fshatit Papër në Elbasan, ai u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i plagosur.
Policia e arrestoi në Fier. Ky është momenti i prangosjes së tij.
Policia beson se Nuredin Dumani u qëllua nga Talo Çela ose persona të paguar prej tij. Hetuesit dyshojnë se Çela ishte vënë në dijeni me saktësi për planin e Dumanit, të cilin dikur e kishte pasur mikun më të besuar.
Megjithëse ende skema është e paqartë, burime nga grupi hetimor kanë thënë se kamerat e sigurisë në një biznes në zonë, kanë kapur dy makina që lëviznin me shpejtësi, pranë njëra-tjetrës, ku dyshohet se lëvizte Talo Çela dhe njerëzit e tij.
Pasi u qëllua në lëvizje, Dumani bashkë me një person tjetër janë larguar në drejtim të Fierit.
Në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.
“Në këtë derë që po ruhet nga policia të katit të katërt të pallatit 9-katësh në lagjen Apollonia në Fier u arrestua Nuredin Dumani. Policia ndodhet në vendngjarje sepse grupi hetimor do të kthehet për te marrë të tjera prova materiale”.
Fqinjët e Dumanit tregojnë ai jetonte në këtë apartament prej pak kohësh.
Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë dy nga personat më të kërkuar të drejtësisë. Ata dyshohet se qëndrojnë pas disa vrasjeve që kanë ndodhur nga Pranvera