Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së i ka kthyer përgjigje Gazment Bardhit sa i përket deklaratës që Berisha bëri më herët gjatë ditës se do marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar që do të mbahet nesër.
Në një deklaratë për mediat, drejtorja e Komunikimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo shprehet se “mendimi qëndrimi dhe vullneti i Grupit Parlamentar u injorua ditën kur ish-kreu Lulzim Basha vendosi pezullimin e Berishës nga grupi.
Ndërsa kujton se mandatin çdo deputeti ia kanë dhënë zgjedhësit më 25 prill, Garo shton se besimi te Sali Berisha u konfirmua më 11 dhjetor kur u mbajt Kuvendi Kombëtar dhe më pas më 18 dhjetor kur u mbajt referendumi, e më tej në zgjedhjet e pjesshme lokale ku “Rithemelimi” doli forcë e dytë.
DEKLARATA:
Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!
Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.
Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.
Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!
Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!
Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre.
Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!
Floriana Garo,
Drejtore e Komunikimit te Partise Demokratike