Dy mjekë dhe një infermier në spitalin e Fierit janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga forcat e policisë.
Mjekët e arrestuar janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, kurse infermieri është Bledi Bërdalli. Të dy mjekët kanë deklaruar para policisë se e kanë ndihmuar Dumamin por pa e ditur se kush ishte.
Burime bëjnë me dije se shoqërimi i mjekëve u bë pas këqyrjes së kamerave të zonës dhe pasi ata nuk kanë kallëzuar në polici se ku fshihej Dumani.
Ndërkohë që kujtojmë se arrestimi i Dumanit u bë i mundur pas një telefonate të mbërritur në Policinë e Shtetit. Ai u gjet në një apartament në Fier, bashkë me të u arrestua dhe Hekuran Hoxha./Priza.al