Arrestohet nëna 33-vjeçare në Greqi pasi dyshohet se vrau vajzat e saj

Një nënë 33-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Greqi pasi dyshohet se ka vrarë 3 vajzat e saj.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik mësohet të këtë ndodhur në Patras, të Greqisë. Sipas burimeve, tre fëmijët e familjes kanë humbur jetën në një periudhë kohore të shkurtër, prej dy vite e gjysmë. Vajzat ishin njëra 6-muajshe, 3 vjeç e gjysmë dhe tjetra 9 vjeç.

Ndërkohë që si e akuzuara kryesore nga ana e autoriteteve është nëna e tyre, Roula Pispirigou, e cila dyshohet mund të ketë gisht në vdekjen e të treja vajzave të saj.

Për disa javë, autoritetet në vend kanë kryer hetime pasi ka pasur dyshime për mënyrën se si një familje mund të humbë tre fëmijë në një kohë kaq të shkurtër. Por nëna e tyre, ka mbrojtur tezën se ato kanë pasur probleme shëndetësore. /Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *