Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka pësuar një incident.
Ka qenë vetë Butrinit i cili ka bërë të ditur lajmi përmes një postimi në rrjete sociale. Në postim ai tregon se ka lënduar këmbën teksa shihet se e ka të fashuar.
“Aksident” ka shkruar këngëtari, por nuk zbulon asgjë rreth këtij të fundit. Sakaq, në lidhje me muzikën ai ka paralajmëruar një këngë të re e cila do të lançohet së shpejti.
Si dhe kënga e titulluar “Mi Corazon”, ka qenë një suksesi i jashtëzakonshëm ku deri më tani numëron 40 milionë klikime.