FOTO/ Pas Mamurrasit kërcet arma edhe në Berat… 4 efektivët policie gjenden në mes të konfliktit, njëri plagoset në këmbë  

Vendi duket se po futet në një spirale krimi këto ditë fushate elektorale, por ajo që po vihet re është se pëërveç kriminelëve, plumbat nuk po kursejnë më as uniformat blu.

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme. Rreth orës 21:00, në sallën operative të Komisariatit të Beratit mbërriti një denoncim për një konflikt mes dy familjeve Mema dhe Marini në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’.

Me të marrë njoftimin, një patrullë ka zbarkuar në lagje, ku raportohet se janë sulmuar nga personat që po konfliktoheshin.

Në një moment, është dëgjuar një krismë arme dhe efektivi Elton Boduri, ka mbetur i plagosur. 24-vjeçari ka marrë plumb në këmbë, por nuk dihet se nga është shtënë. Mësohet se i riu, është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në Komisariat janë shoqëruar edhe persona të tjerë të përfshirë në sherrin mes dy familjeve. Një prej të afërmve të familjes Marini, rrëfeu versionin e tij të historisë, duke pretenduar se tre vëllezërit Mema, kishin shkuar në market dhe e kishin goditur me grushte, duke i shkaktuar dëme në kokë çiftit të bashkëshorteve ndaj familjes tjetër.

Burimet thanë për mediat se, efektivi ka zbarkuar në vendin që u plagos pasi në sallën operative u njoftua për një konflikt mes dy komshinjve.

Pas marrjes së njoftimit, në lagjen e qytetit ka shkuar një patrullë me katër efektivë, por me të mbërritur janë sulmuar nga një prej të përfshirëve në konflikt.

Raportohet se pikërisht në këtë moment është dëgjuar krisma e një armë por nuk është kuptuar nga është shtënë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *