Godina e sanatoriumit në Korçë është përfshirë nga flakët mesnatën e sotme. Zjarri ka rënë në një prej dhomave të saj, ku për pasojë është lënduar shtetasi me iniciale B.D.
62 vjeçari, banues në Korçë ka marrë djegie të lehta.
Sakaq, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.