PD/ Mungon Basha, gjatë mblidhjes në grupin parlamentar

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së të zhvilluar ditën e sotme, vihet re se mungon Lulzim Basha, tashmë ish-kryetar i PD, pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit një javë më parë. Siç duket, edhe pse Basha është anëtar i këtij grupi, si dhe aktualisht edhe deputet i kësaj force, sërish nuk është paraqitur në mbledhjen e thirrur nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj.

Përveç Bashës, kishte edhe disa deputetë të tjerë që munguan në këtë mbledhje.

Ndërkohë që kujtojmë se në mbledhje pati përplasje midis liderit historik Berisha dhe kryetarit aktual Alibeaj./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *