“Fermerët e Shkodrës të diskriminuar”, Krifca-PD-së: Në Shkodër bëhet evazion

Deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila ka thirrur në interpelancë në Kuvend ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për të ngritur problemin mbi diskriminimin që u bëhet nga qeveria shqiptare fermerëve të Shkodrës. Sipas deputetit demokrat, fermerët e qarkut Shkodër janë pa asnjë mbështetje. Kultivuesit e duhanit në këtë qark, po detyrohen ti dorëzojnë produktet e tyre në pikat e grumbullimit, pa asnjë përfitim dinjitoz. Ndërsa ministrja, Frida Krifca tha se fermerët e Shkodrës janë mbështetur me naftë falas. Por ajo shtoi se në Shkodër kultivimi i duhanit është informal dhe bëhet pa kontratë duke u shitur ne treg te lirë . Duke shtuar se kjo shkakton probleme evazioni dhe në shëndetin e njerëzve./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *