Presidenti i ri, Berisha: Kanë nisur blerjen e deputetëve do dështojnë me turp

Sali Berisha jashtë sallës së kuvendit ka bërë një deklaratë që lidhet me pozicionin e presidentit, sipas Berishës procesi do dështojë pasi Edi Rama ka nisur të blej deputetët.

Pyetje: Zoti Berisha ka nisur punë për zgjedhjen e presidentit, por nuk ka asnjë alternativë? Si e komentoni që s’ka asnjë emër për Presidentin?

Sali Berisha: Do dështojnë me turp, kanë nisur punën për të lerë deputetët, nuk njohin grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes, do dështojnë me turp të madh.

Sali Berisha: Propozimet dhe veprimet e opozitës, sapo të zgjidhë problemet me të cilat po merret, do të jetë t’i presë biletën qeverisë në arkiva

Pyetje: A do të ketë mbledhje të tjera?

Sali Berisha: Normalisht, kjo ishte një mbledhje normale, me debate, përgëzoj të gjithë ata aktiviste, drejtues që janë caktuar për këtë proces.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *