“Rama duhet të ishe përpara drejtësisë”, Tabaku: Po të isha si ti do ulja kokën dhe do të kërkoja falje

Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputetja Jorida Tabaku morri fjalën në kuvend.

Deputetja është shprehur se Rama duhet të kërkojë ndjesë më kokën ulur që Alqi Bllako dhe Lefter Koka, kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Unë po të isha në vendin e Edi Ramës, do të kërkoja ndjesë me kokën ulur që Alqi Bllako dhe Lefter Koka ka qenë pjesë e grupit parlamentar të PS-së, tha Tabaku.

Sipas Tabakut, ajo që duhet të kishte bërë qeveria e ramës është që të ishte e përgjegjshme, si dhe nëse do të kishte normalitet ky parlament do të kishte ndërprerë kontratat e inceneratorëve.

“Sot nëse do të kishte drejtësi, Edi Rama duhet të ishte përpara drejtësisë, nëse unë do të isha ulur në një kabinet qeveritar, do të kisha hapur rrugën drejtësisë pa asnjë kufizim, duke hequr dorë nga imuniteti.

Kjo është ajo që duhet të kishte bërë një qeveri e përgjegjshme, nëse do të kishte normalitet ky parlament do të kishte ndërprerë kontratat e inceneratorëve”, shton ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *