Data/ PS do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare, pritet të miratohet statuti i ri i partisë

Partia Socialiste do të zhvillojë Asamblenë Kombëtare të Partisë, ditën e mërkurë. Pritet që kjo mbledhje online të zhvillohet në datën 6 Prill, në orën 17:00.

Sakaq, ditën e hënë, datë 4 Prill priten të dërgohen materialet përkatëse në lidhje me mbledhjen.

Rendi i paralajmëruar gjatë mbledhjes pritet të jetë:

Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do t’i paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *