Ushtronte dhunë mbi bashkëshorten duke e kërcënuar me vdekje, arrestohet 44 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Elbasan. Shtetasi me iniciale L.P, bëhet me dije se ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten dhe e kërcënuar atë me armë zjarri.

44 vjeçari banues në lagjen “Vullnetari”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesë policia i ka sekuestruar një armë automatik.

Njoftimi i Plotë:

Vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. P., 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *