“Fajin e ka Saliu”, Tritan Shehu: 9 vite qeverisje Rama, vetëm një fajtor

Kundërpërgjigjen e të gjithë çështjes së menaxhimit të vendit dhe çështjes së incineratorëve, politikani Tritan Shehu e përmblodhi vetëm me një fjali të vetme, fajin e ka Saliu.

Po ashtu edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ju kundërrpërgjigji ish-kryeministrit Sali Berisha duke thën se të dëgjosh Berishën të flasë për antikorrupsionin është njësoj sikur djalli të flasë për biblën.

“Parafolësi është personi i vetëm në këtë sallë i shpallur non-grata nga SHBA-të për korrupsion të nivelit të lartë dhe ta dëgjosh të bëjë moral antikorrupsion është njësoj sikur djalli të flasë për Biblën. Është njësoj sikur të dëgjosh djallin të flasë për besimin”, u shpreh Balla.

Sakaq, e ka cilësuar Berishën si mbetja e fundit e komunizmit në Shqipëri. Duke replikuar edhe me Tritan Shehun, se ky i fundit e kupton mirë kur ai krahëson Berishën me Dodi.

Thirrja ime dhe një sugjerim miqësor për PD, mos e shndërroni PD-në në strehën e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri. Sali Berisha është mbetja e fundit e komunizmit në Shqipëri, është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend. Teksa nuk reaguat tek plehra dhe balta që hodhi Berisha ndaj qeverisë sonë, dëgjoni. Do ju kërkoja miqësisht, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqiptarët, kaq. Pastaj koha do tregojë se sa të drejtë kanë SHBA-të. Për ata që nuk e dinë, në sitin e DASH mund të shikosh krizën tënde, në cilën listë dhe me kë është Saliu përbri. Në Amerikën e Jugut, në Afrikë, në Rusi nëse doni dhe po qe në rajon, homologu i tij është Milorad Dodik. Ti Tritan më kupton mirë kur krahasoj Berishën dhe Dodik”, shton ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *