“Plazh publik me 5 yje”/ Rama publikon pamjet nga Vlora: Deri dje kishte kioska e ferra

Kryeministri Rama e nisi ditën sot me pamje nga Lungomare 2 e Vlorës. Përbri videos, Rama ka shkruar se aty po përfundon plazhi publik me 5 yje, ndërsa shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska dhe me ferra.

Më tej, kryeministri deklaron se vendi po del nga tuneli i pandemisë, dhe do bëhet akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES?

dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5⭐️ aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë?


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *