NATO paralajmëron se Rusia nuk ka ndërmend të zmbrapset, por faktikisht po rigrupohet për sulme të mëtejshme.
“Forcat ruse në Ukrainë nuk po tërhiqen, por po rigrupohen”, tha thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas tij, aleanca ende nuk ka bërë të mundur bindjen e Rusisë për të negociuar me mirëbesim, por akoma dhe më keq objektivi që ka shteti rus prej fillimit të pushtimit të saj në Ukrainë nuk ka ndryshuar.
Kjo nënkupton se njësitë ruse nuk po tërhiqen por po ripozicionohen, duke u furnizuar dhe përforcuar ofensivën e saj në rajonin e Donbasit.
Në të njëjtën kohë, presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera vazhdon.
“Pra, ne mund të presim veprime sulmuese shtesë, duke sjellë edhe më shumë vuajtje. Nuk kemi asnjë ndryshim real në objektivin real rus. Ata vazhdojnë të ndjekin një rezultat ushtarak e nevojshme”, shton Jens