Forcat ruse që kishin pushtuar centralin bërthamor të Çernobilit janë larguar nga objekti dhe janë nisur drejt kufirit me Bjellorusinë ka thënë operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës.
“Okupatorët, të cilët pushtuan termocentralin bërthamor të Çernobilit dhe objektet e tjera në zonën e përjashtuar, janë nisur në dy kolona drejt kufirit ukrainas”, tha Energoatom në një deklaratë.
Ai shtoi se forcat ruse ishin tërhequr gjithashtu nga qyteti i afërt i Slavutych, ku jetojnë shumë nga punëtorët që i shërbejnë objektit të Çernobilit.