Vendimi i Ekonomisë për të rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit të mbikëqyerjes së Bankës së Shqipërisë, ka sjellë përçarje në PD.
Pas këtij vendimi të marrë në komision, sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu dha një deklaratë për mediat ku njoftoi zyrtarisht se deputetët demokratë nuk do merrnin pjesë në votimin e kandidaturave të mazhorancës për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për këtë nuk qenë të bashkuar në këtë vendim, pasi 7 prej tyre nuk i janë bindur udhëzimit.
PD:
Tritan Shehu
Luan Baçi
Agron Shehaj
Isuf Çelaj
Albana Vokshi
Elda Hoti
Bujar Leskaj
Aleatet:
Agron Duka
Dashamir Shehi
Fatmir Mediu
Vangjel Dule
Mesila Doda
Nusret Avdiu
Në votim morën pjesë edhe deputetët e LSI-së:
Monika Kryemadhi
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Mbeten për t’u verifikuar Agron Çela dhe Shpetim Idrizi.