“Injektoni pesticide tek kafshët”, Krifca “godet” sërish, bën lëmsh të gjithë fermerët

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca në dokumentin për kafshët, ka shkruar gabimisht.

Krifca “godet” duke shkruar se kafshët me PMB (Produkte Mjekësore Bujqësore, pra pesticide), kur faktikisht duhet të shkruhej PMV, çka nënkupton Produkte Mjekësore Veterinare.

Ka qenë pikërisht Ervin Resuli, drejtuesi i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor i cili ka “kapur” gabimin e Ministres së Bujqësisë.

Ironizimi që ai ka zgjedhur të bëjë ndaj kësaj të fundit, ka qenë me fjalinë “Në akademinë e barinjve, barinjve u mësohet si të mjekojnë kafshët me PMB”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *