Ditën e sotme policia e Beratit ka vënë në pranga shtetasin Aleksandër Agaçi, 48 vjeç është banues në Fier, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë në Itali. Ndërsa mësohet se 48- vjeçari shqiptar njihej me 4 emra të ndryshëm, Aleksandër Agaçi, Aalias Aleksandër Agaci, Palush Alushi apo me emrin grek Kusar Kusaris.
Sipas policies ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.
Ndërkohë që vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve në DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim kombëtar:
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian”.
/Priza.al