Ulsi Manja paralajmëron ‘furtunë’

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ishte ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku paralajmëroj se  “furtuna” e arrestimeve në Kadastra ende nuk ka filluar, duke lënë të nënkuptohej se janë dosjet gati për zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë  implikuar në korrupsion  në këto institucione.

Sipas tij ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për Kadastrën e Vlorës.

“Drejtoria e Përgjithshme Anti-korrupsion, ka në hetim disa raste të denoncuara nga qytetarët, lidhur me abuzimet në Kadastrat e bregdetit ku nuk bën përjashtim as Vlora. Jemi fokusuar në disa raste të denoncimeve nga qytetarë në Vlorë, shumë shpejt do kemi dhe rezultatet konkrete për abuzimet në pronat në bregdet. Hetimi nuk përzgjedh, hetimi ka pas përfundimit e gjithë gama e zyrtarëve të përfshirë në një rast abuzimi nëse do konstatohet nuk është selektiv. I gjithë kategoria e zyrtarëve apo ish zyrtarëve”, tha Manja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *