Hekuran Marku, truproja i ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania, në orën 11 të paradites.
Përfshirja e Markut në këtë ngjarje doli nga dëshmia e të arrestuarve në Bari të Italisë, në kuadër të operacionit “Shpirti”. Sipas dëshmive, të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike, përveçse truprojave, ishte i implikuar edhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
Ato u akuzuan se kishin bërë trafikim të lëndëve narkotike, rreth 1 ton drogë.
Ndërkohë që kujtojmë se Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit./Priza.al