Drejtori i shkollë 9-vjeçare në Lushnjë, u arrestua ditën e sotme nga policia. Mësohet se ky i fundit ka ngacmuar seksualisht nxënësen 15 vjeçare.
Rrahman Çela, e ngacmonte me fjalë komplimentuese nxënësen duke i thënë “sa bukur je veshur sot”.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.