Situata pandemike në vend/ Ja masat anti Covid që ndryshojnë

Komiteti Teknik i Ekspertëve doli sot në një konferencë për shtyp, për të bërë një pasqyrë të situatës së pandemisë, në vendin tonë, në dy javët e fundit.
Mira Rakacolli, shefja e Komitetit, theksoi se, “situata ka qenë e qëndrueshme këto dy javë, me tendencë të lehtë uljeje”.
Sakaq, ajo ka folur edhe për masat të cilat do të qëndrojnë në fuqi përgjatë javëve.

“Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve. Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.
Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetë izolohen dhe të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.
Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar. Gjithashtu mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.
Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19″, ka thënë Rakacolli.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *