Ngritën në këmbë Astirin, të rinjtë bien në prangat e policisë

Ngjarja e bujshme e ndodhur mesnatën e djeshme në zonën e Astirit, ku pati edhe shkëmbim me armë zjarri, sot ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorëve.

Policia bën me dije se shtetasit bëni n vjedhje, dhe lëviznin me armë zjarri me vete.

Bëhet fjalë për shtetasit K.V; 17 vjeç, M.A; 20 vjeç, dhe shtetasi tjetër L.Z; 22 vjeç.

Autorët në fjalë do të procedohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhje” e mbetur në tentativë.

Sakaq, 22 vjeçari po procedohet në gjendje të lirë.

Kujtojmë se të tre këta shtetas, braktisën mjetin me të cilin po lëviznin në zonë, dhe përfituan për tu larguar nga errësira që kishte zona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *