Bashkëpunim me Bashën? Rama: Gati të shkoj përtej të gjitha ndasive, por me një kusht…

Nëse Ramës i duhej të bashkëpunonte me Bashën, kjo do të arrihej falë një kushti. Që kryedemokrati të ndahet nga ish-kryeministri Berisha dhe kreu i shtetit, Ilir Meta. Rama u shpreh se për popullin është gati të shkojë përtej të gjitha ndasive të 30 viteve të fundit, por theksoi se Basha me përgjigjen e tij dje tregoi se nuk është lider. Sipas kryeministrit, Basha nuk ka forcën e karakterit dhe vizionin e së ardhmes.

“Më pyet si do ndodhë nëse nuk i merrni. I thashë: PS do t’i fitojë zgjedhjet, por çështja nuk është do fitojë apo jo, çështja është si ne do të shkurtojmë kohën, të afrojmë të ardhmen shumë më shpejt sesa për ndryshe do ta preknim nëse nuk do të bëheshim bashkë.

E di fitoren, por më lini ta nxjerr këtë mendim, fitorja është për njerëzit e zakonshëm. Fitorja është për të gjitha ato gra që janë nëna dhe që luajnë mendsh kur shikojnë që zihen me njëri-tjetrin, kur shikojnë burra që i japin gojës për t’u tmerruar.

Grave dhe vajzave ju duhet jo një fitore e PS, por që shkon përtej pandemisë dhe politikës, përtej partive dhe që shkon në atë drejtim kur ato shikojnë çdo mëngjes dhe natën vonë.

Më thotë gazetari: je gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri.

Lulzim Basha përgjigjet: përgjigja e tij është thjesht pohim i faktit që nuk është një lider, ai është udhë ndjekësi i Saliut dhe Ilirit. Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët janë i gatshëm të shkoj përtej të gjitha ndasive. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider. Duhet të kesh forcën e karakterit, vizionin e së ardhmes”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *