Tepër e thjeshtë/ Hapat për të dalluar mjaltin e vërtetë

Mjalti i mirë dhe natyral është një nga produktet më të kërkuara dhe më të çmuar për të gjithë shqiptarët.

Si rrjedhojë, edhe çmimi i është i shtrenjte, ku në vendin tonë një kavanoz 500ml, shkon deri në 20.000 lekë të vjetra.

Por një problem të madh që ka hasur dhe vazhdon të hasi konsumatori është cilësia, shpesh mjalti falsifikohet.

Po cilat janë disa hapa që bëjnë ne ta njohim atë origjinalin nga ai i falsifikuari?

  1. Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda ti, ndërsa ai i rremë është i kulluar.
  2. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë.
  3. Mjalti i vërtetë ka aromë të ëmbël.
  4. Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zambak kur e fërkon mes gishtave.
  5. Mjalti i vërtetë kur mbush lugën nuk e shkëput fijen nga ena në cilën po e merr.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *