Policia ka arrestuar një kambist në Durrës pasi ka ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme veprimtarinë e këmbimit valutor.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”, për goditjen e informalitetit.
Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist.
Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën profesionale hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme veprimtarinë e këmbimit valutor.
Gjatë kontollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.