Situata hidrike në vend ka marr kthesë pas reshjeve të fundit, kaskada e lumit Drin dhe 3 HEC-eve kryesor të vendit kanë pasur ndryshim pozitiv të nivelit të ujit.
Liqeni i Fierzës u rritet me 1.5 m (sot 1 prill), në 262 m dhe prurjet rreth 600 m3/s.
Në hidrocentralin e Komanit kuota ka shkuar 172 m dhe prurjet 800 m3/s.
Heci i Vaut të Dejës është në kuotat 74.5 m dhe punon me kapacitet të plotë.
Pavarësisht se situata është përmirësuar, akoma nuk ka arritur në pikën e stabilitetit, mbetet për tu parë nëse kushtet atmosferike do jenë në favor.