Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka reaguar përmes faqes zyrtare në Facebook duke njoftuar qytetarët mbi rrugët që hasin vështirësi në kalim.
Sipas njoftimit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut më problematike janë aksi rrugor Elbasan- Librazhd, në këto pjesë ka prurje të inerteve në rrugë.
ARRSH njofton se është duke u punuar për të bërë të mundur pastrimin e këtyre akseve në mënyrë që automjetet të lëvizin normalisht.
“Në aksin Elbasan-Librazhd si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur prurje inertesh në trup të rrugës. Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren mori menjëherë masat me mjete e punëtorë për pastrimin e rrugës.Udhëtoni Me Kujdes!”, shkruan ARRSH-ja.