Ish-kryeministri, Sali Berisha këtë të premte ka deklaruar se asnjë person nuk do të përjashtohet nga Partia Demokratike, madje duke përfshirë edhe ata që në datën 8 janar hodhën gaz.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha është shprehur se PD, nuk do të jetë më parti e kryetarit, por do të jetë parti e ligjit.
Pjesa nga fjala e Berishës:
“Asnjeri nuk përjashtohet. Edhe ata që hodhën gaz. Ka një elektorat gri i cili do të joshet me një frymë krejtësisht tjetër. Nuk do jetë më parti e kryetarit por do të jetë parti e ligjit. Kryetari nuk mund të qëndroj mbi parti por nën statutin e partisë. Nuk do të ndodhë asnjë fshesë, unë jam këtu që t’i bëj thirrje të gjithë atyre që mbështetën Sali Berishën të shtrijmë dorën dhe të bashkohemni me ata që u ndamë”, tha Berisha. /Priza.al