Berisha i sigurtë: Vetëm unë mund ta rrëzoj Ramën nga “karrigia”

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në emisionin “Zonë e Lirë” është shprehur se Edi Ramës i ka hyrë frikë pas rikthimit të tij në politikë.

Ai kujton se ka arritur ta mposhtë dy herë Ramën në zgjedhje dhe ai është i vetmi që mund ta mposhtë sërish.

Pjesë nga fjal e Berishës:

Ke dëgjuar njeri që të thotë me tradhëtoi Sali Berisha? Asnjëherë kurrë. Unë jam i vetmi sot që kam të regjistruara 2 fitore kundër Ramës, vitin 2009 dhe 2011. Nëse ka një njeri që e mund Ramën…Me të vdekurit tha nuk flas. E ka kapur kompleksi i vdekjes me rikthimin tim. E di ai… E ka të qartë, prandaj tha nuk flas më të vdekurin i shpërtheu nga ndërgjegjia,”tha Berisha. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *