Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja në fshatin Kallmet të Lezhës, ku shënjestër e sulmit ishte administratorit Besnik Simoni.
Burime bëjnë me dije se në Lezhë ka patur shkëmbim zjarri, pasi autori i dyshuar për ngjarjen në fjalë, Altin Marku rezulton të jetë i plagosur në krah.
Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar pamjet e kamerave për të parë kush e qëlloi autorin. Kujtojmë se Marku u arrestua pak orë më vonë për plagosjen e administratorit të Kallmetit, i cili ndodhet në spitalin e Traumës./Priza.al