Ikën nga Top Chanel/ Eni Vasili rikthehet në ‘News24’ me emisionin “Open”

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili ka vendosur të ikë nga televizioni ‘Top Chanel’ dhe të rikthehet në vendin e origjinës, aty ku lindi edhe emisioni ‘Open’ në televizionin informativ ‘News24’.

Në kuadër të një riformatimi profesional nga ana e ‘News24’, teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Gazetarja Eni Vasili ka firmosur disa ditë më parë kontratën me Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenebelliu, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni.

Eni Vasili është një nga gazetaret më të njohura në vend dhe që vjen nga eksperienca me rëndësi në televizionet kombëtare, ku suksesi e ka ndjekur vit pas viti duke regjistruar rekord audience. I njëjti standard pritet të përçohet edhe në emisionin politik, ku do të përcillen lajme, debate politike dhe jo vetëm./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *