Vodhi para dhe bizhuteri në një shtëpi, arrestohet “skifteri” dhe shoku i tij në Kuçovë

Policia e Kuçovës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve L.M, 21 vjeç dhe E.B, 27 vjeç, banues në Kozare.

21-vjeçari ishte “skifteri” që futej nëpër banesa dhe vidhte para e bizhutere, ndërsa  27-vjeçari e priste me makinë jashtë për ta transportuar edhe pse nuk kishte patentë.

Kallëzimi është bërë nga shtetasi D.Ç, i cili ka rënë pre e dy shokëve hajdutë që kishin hyrë në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Zbardhet dhe dokumentohet nga Komisariati i Policisë Kuçovë, vjedhja e një shume parash dhe disa bizhuterive në një banesë.

Vihen në pranga autori i dyshuar dhe përkrahësi i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi D. Ç., për vjedhjen e një shume parash dhe disa bizhuterive në banesën e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, brenda një kohe të shkurtër u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve L. M., 21 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, të dy banues në Kozare, Kuçovë.

Shtetasi L. M. dyshohet se gjatë natës ka hyrë në banesën e shtetasit D. Ç., ku ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Më pas, shtetasi E. B. e ka transportuar shtetasin L. M., me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, jashtë qytetit të Kuçovës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një portofol me një shumë parash, disa bizhuteri, dy telefona dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të metejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *