Prokurore Imeraj, na duhen Maloke si ti, nga jugu dhe veriu

NGA BASIR ÇOLLAKU

Genta Bungo Tafa, ish-drejtuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me telashet e saj të marrjes së porosive sa nga qeveria, sa nga ndërkombëtarët, në mënyrë shpifërisht joligjore e largqoftë morale, paska inat të verbër ndaj malokëve. Për jokuptuesit e kësaj emërtesë komuniste fyese, fjala e përmendur, ka të bëjë me qytetarët me prejardhje nga Shkumbini në Nish, si përkatësi e trojeve etnike.

Kjo është pafalshmëri për çdo përdorues leksikor të zakonshëm, ndërsa kur bëhet gjuhë institucionale, shkon në pragun e një vepre penale. Nëse Bungo, do i nënshtrohej kontrollit me kriteret e vettingut, çudirat do ishin me thes, gjetjet do e dergonin në përballje me hetimin, shanset për të kaluar do ishin pamundësi absolute. Elisabeta Imeraj, për Bungon qenkërka një maloke më pak në sistemin e drejtësisë, sistem të cilin, Genta dhe Gentianat në qeveri e drejtësi, e duan për vete të privatizuar, bashkë me disa eunukë ndërkombëtarë, që harlisen nëpër ziafete emocionale. Janë mbi 160 vendime të dhëna nga Gjykatat, kur akuza përfaqësohej nga Prokurorja Maloke zonja Imeraj, Vendime ku janë dënuar, vrasës, trafikantë të mëdhenj drogë, terroristë, banditë të Mafies dhe Krimit të Organizuar, keqbërës me kosto të lartë për sigurinë e shqiptarëve. Genta mund të pyesë Shullazin, Tahirin, të dënuarit për terrorizëm, dosje e hetuar bashkërisht me agjentë të FBI, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në detyrë Gledis Nano, ishte pjesë çështjes, nën drejtimine Imerajt. Gentianat e qeveri-drejtësisë e dinë mirë se të dënuarit e mëdhenj ia marrin çertifikatën e vettingut në tavolinë po deshën, si gentës ashtu dhe shkallës së Apelit, ku drejton motra e ministres Balluku.

Kam ndjekur shumë orë të procesit të rivlerësimit të zonjës Prokurore të Tiranës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik në limite të datës, ndoshta në mesnatë u bind nga dikushët gentianë, të ankimonte, rezultatin konfirmues tre me zero të shkallës së pare, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Befasues është angazhimi mbarë pushteteve të errëta për të sajuar prova kundër Prokurores. Nuk e deshën në SPAK, ku ishte fituese e konkurimit, sepse nuk e kontrollonin dot. Ka forca jashtë pushtetit, konsumatorë në distancë të tij, që duan një zëvëndësues të tyrin në vend të prokurores. Thashethemet janë duke dashur të emërojnë të preferuarin e Zonës së Parë Operative. Sigurimsat komunistë e dinë mirë këtë zgjatim deri më sot. Natyrisht me lidhje me krimin dhe persona të papërshtatshëm nëpër oborre familjare.

Kthehemi të katër gjetje, për të ciilat duhet të ndiqen penalisht hartuesit, si edhe lejuesit e marrjes në konsideratë.

Rrahimët

Dy letra anonime, të një individi me emër Rrahim Shehu, janë përdorur si gjetje nga ONM. Në Shqipëri ka sipas regjistrit të gjendjes civile, gjashtë shettas me këtë emër, pesë burra dhe një grua. Të pyetur nga media edhe nga hetimi, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të jetë rrahimdenoncuesi te ONM apo diku tjetër. Askund. Letrat sigurisht janë shkruar nga gentianat e sistemit, më qëllim ndikimin në procesin e rivlerësimit për Imerajn. Në njërën prej tyre, Rrahimi akuzon Theo Jacobsin si një gjobvënës dhe njeri të korruptuar. Cilës pjesë të Rrahimit t’i besojmë, sepse Theo nuk ka prezantuar letrën ku ka emrin e tij në pretendime akuze?!. Hans Kilistra, vëzhguesi i larguar, i ndjerë në siklet se sipas tij është përgjuar me shoqërinë e zgjeruar, dhe mërzia ka të bëjë me histori sevdalleshash, vjen me prezencë ankesë nëpërmjet Jacobsit në proces. Ai mund të ketë dhe arsye të tjera që e kujton Tiranën më shpesh se sa një proces. Valentina Imeraj, është një njeri fantazmë, dërgues i një emaili në adresën e ONM, që nuk ekziston kund fizikishtn si individ, por di çdo gjë për prokuroren dhe procesin dhe gjetja shërben për ta ripare rivlerësimin. Mashtrimi ende i pahetuar, sepse kanë ngecur arkitektët në marrëzinë e tyre. Çmenduria dhe Universi thotë Ainshtajni nuk kanë fund, dhe për të dytën është më tepër i bindur.

 Vjen gjetësja e tretë Erjona Fino. Ky është tjetër argument e provë e sjellë nga Komisineri, si gjetje e ONM Jacobsit. Kapërcen imagjinatën njerëzore. Kjo ka bindur si gjetje e si provë Theon dhe Komisionerin, se prokurorja është e papërshtatshme. Jo vetëm kaq. Ajo kërkon shakrkimin urgjent të udheqësit të Kinës CEO të Faccebook Zockerberg, e 90 përqind të lidërshipit botëror. Të dërgosh marrëzinë e saj si gjetje në proces, duhet të kesh kaluar më parë në një ekzaminim të detyrueshëm shëndetësor personin dijeshumë. Një kartelë pasuri e e falsifikuar, sërish sillet nga ankimuesit si provë. Kaq me nxitim e kanë pasur. Kaq të pakujdesshëm janë, sa nuk shohin, se çfarë përfshijnë në dosje??!! SPAK duhet të hetojë edhe përfaqësues të ONM për ndikime të paligjshme, ku do të dalin prova të tjera, për vepra më të rënda rreth tyre. Por SPAK ka palcë kurrizi kompleksin dhe porosinë, mungesë pavarësie të theksuar. Sepse më tej i vë kapak mesazhi Gentës, duhet një maloke më pak në drejtësi, nuk u kërcet integriteti dhe profesionalizmi.

Madje e kanë pyetur përse nuk ka apsur dijeni në moshën gjashtë vjeçare, se si jetonte dhe si kishte bërë shtëpinë vjehrri i ardhshëm, me të cilin ajo do të njihej pas 22 vitesh. Ka mesazhe të shumta, kombëtarë e ndërkombëtarë akuzohen për shkëmbime parash, mjaft të heqin qafe, atë Maloken. Kështu kanë vepruar me mjaft prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Sepse halli është të shijohen qindramilionë euro për këtë reformë demek në çdrejtësi. BE nuk lejoi Kosovën dhe Maqedoninë të talleshin me drejtësinë si Shqipëria, me këtë hybrid reformë. Sepse wshtw dwshtim dhe privatizim.

Ashtu si në fund të vitit 2015, Komisioni i Venezzia theksonte se “..se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.” . Dhe ndodhi në të vërtetë. Strasburgu ka një qëndrim ndryshe, thuajse masakrues ndaj kësaj reforme, por raporti ende nuk ka shpërthyer. Deri atëherë, na duhen më shumë Maloke si Elisabeta Imeraj, nga jugu dhe veriu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *