Mbërriti sot në Gjykatën e Elbasanit, zbardhet e dëshmia dhe masa e të dashurës së Dumanit

Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit ka mbërritur e dashura kosovare e Nuredin Dumanit, Mirjetë Hajdini  ku ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku “hija” (Dumani) mbeti i plagosur.

Për këtë ngjarje shtetasja kosovare akuzohet për fshehjen e armës dhe përkrahjen e autorit të krimit.

Gjatë dëshmisë së saj Hajdini  mësohet të ketë thënë se së shpejti do të do fejohej me Dumanin dhe se e dinte që ishte 27 -vjeç.

“E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpeti”, mësohet të kenë qenë fjalët e saj.

Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka marrë masën “Detyrim Paraqitje” për kosovaren./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *