Dy dekada më parë arsimonte deri në 200 nxënës, fshati Finiq tashmë nuk numëron as dy

E rëndë është situata në fshatin Dhrovjan të Finiqit. Nëse deri dy dekada më para ky fshat kishte rreth 200 nxënës, tani nuk i numëron më as dy.

Në këtë fshat nxënësit ndiqnin arsminin 8 vjeçar dhe të mesëm, madje i mundësonte edhe konviktin, tashmë është për të ardhur keq. Shkolla i hap dyert në mëngjes vetëm për dy nxënës, të cilët marrin mësim vetëm nga një mësuese pensioniste.

“Kurbeti bëri punë e tij. Kam dy nxënës kam njëri është në klasën e parë dhe tjetri në të gjashtë. Mësime në greqisht dhe në gjuhën shqip”, thotë mësuesja e fshatit.

Sakaq, ky fshat ka qenë ndër më të mëdhenjtë në numër përsa i përkiste banorëve, por tashmë kanë mbetur rreth 80 banorë.

“Kjo fushë ishte e mbushur me fëmijë, tani s’dëgjohet zë fëmijë. Kam tre vajza në Greqi dhe jam vetëm, burri më ka vdekur”, thotë një banore.

Investimet në këtë fshat lënë shumë për të dëshiruar sakaq, sepse investimet e fundit janë bërë në periudhën komunizmit. Banorët ankohen se dalin nga fshati vetëm kur kanë emergjenca, pasi rruga 6 km është e shkatërruar.

“I kemi bërë makinat copa-copa dhe traktor të kesh këtu prishet. Kemi kërkuar të bëhet rruga. Na kanë thënë që është firmosur nga qeveria. Po kushedi kur do bëhet dhe a do bëhet? në Sarandë do 45 mijë taksia se është rritur dhe nafta benzina.”

Ndër të tjera ky fshat, vetëm 450 metra mbi nivelin e detit, mendohet se është banuar që në shekullin e 17. Numëron rreth 16 kisha, një pjesë e tyre monumente kulture, 40 puse të vjetra, të ndërtuara që në vitin 1800.

Burimi:abcnews

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *