Ministri turk: Do të evuakojmë me anije banorët e bllokuar të Mariupolit

Ndihmë të madhe pritet të japë shteti turk në lidhje me banorët e bllokuar të Mariupolit. Pritet që kjo mbështetje të vijë me anë të anijeve që mund të dërgojë shteti turk.

“Ne mund të ofrojmë mbështetje të anijeve për evakuimet nga Mariupol, veçanërisht për civilët, njerëzit e plagosur dhe qytetarët turq dhe qytetarët nga kombet e tjera,” u tha gazetarëve ministri Hulusi Akar.

Sakaq, dëmet janë të mëdha në qytetin e Mariupolit, kjo si shkak i sulmit rus, duke bërë që dhe planet për të vendosur rrugë të sigurta evuakimi të pengohen deri të shtunë.

Ka qenë pikërisht Turqia e cila priti edhe ekipet e negociatave nga Rusia dhe Ukraina për bisedime në Stamboll më parë këtë javë. Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se Hulusi Akar tha se Turqia po koordinonte evakuimet e mundshme me autoritetet e Federatës Ruse dhe Ukrainës.

Ndërkohë, edhe ministria turke ka përcjellë kërkesën e saj për të mbështetur evuakimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *