“Ka skenarë për ndërhyrje në Njësinë 10 të Tiranës”, Meta: Ditën e numërimit do jem në Vlorë

Marrë shkas edhe nga pyetjet ngacmuese të gazetarëve, presidenti Meta ka zbuluar sot se ditën e numërimit do të jetë në Vlorë. Ai foli për skenar për zgjedhjet e 25 prillit, dhe një prej tyre është ndërhyrja në Njësinë 10 të kryeqytetit. Kreu i Shtetit iu drejtua qytetarëve që të mos intimidohen nga askush, duke marrë shkas nga denoncimet e ardhura në adresë të tij.

“Edhe ditën e numërimit do jem në Vlorë, ta dinë të gjithë numëruesit. Nëse ia kanë marrë lekët bandës së Astirit, ti mbajnë po do jenë në numërim. Zero interes për LSI e Vlorës. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin Vlorës se Vlora ndizet. I ftoj qytetarët të jenë të qetë të mos intimidohen nga askush.

Se denoncimet na kanë ardhur në Presidencë. Pjesë të skenarit kanë ardhur këtu. Siç ka edhe një skenarë për ndërhyrje në Njësinë 10 te votimi elektronik. Ka shumë siç janë edhe shumë fakte të tjera. Siç është rrëmbimi i të dhënave të qytetarëve. Ju kam dhënë fjalën që në 25 prill do të triumfojë referendumi për  mbrojtjen e Kushtetutës”, përfundoi ai.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *