Noçja e “Big Brother” është bërë nënë për herë të dytë. Ka qenë vetë Najada Konomi, i cili është dhe emri i saj real,e cila ka bërë të ditur lajmin.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale disa fotot nga shtatëzania dhe dorën e bebit.
Noçja është bekuar me një djalë, pas vajzës më të madhe. Ajo ka zbuluar se e ka pagëzuar me emrin Brendon.
“22.03.2022 Lindi Brendon ? Në fillim kishim njëri-tjetrin…. Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, shkruan ajo.