Kanë ndodhur disa episode “të çuditshme” gjatë kohës në fundit në parlament, ku deputetë të njohur si përkrahës të Sali Berishës dhe “Foltores” kanë bashkuar vota me mazhorancë e Edi Ramës, ose kanë bojkotuar votimin e raportit të opozitës të dalë nga Komisioni Hetimor.
Së fundmi ish-ministri socialist, Anastas Angjeli, të cilin dikur vetë Berisha e ka cilësuar si “Mamuth të korrupsionit”, është zgjedhur anëtar i Bordit të Bankës Qendrore me 92 vota, ndërkohë që mungonin pesë deputetë socialistë.
Pra plot 20 vota pro Angjelit që ishte propozim direkt i Edi Ramës, u dhanë më së shumti grupi i Rithemelimit në parlament. Në këtë situatë Sali Berisha, është pyetur në Shkodër për çështjen e presidentit të ri dhe mundësinë e një konsensusi me Ramën për emrin e tij.Berisha është treguar i prerë duke e cilësuar Ramën një “Judë” që nuk mund ti besohet dhe premtoi, se nuk do të votonin kurrë një propzim të kryeministrit.
“Më pyesni mua për propozimet e Edi Ramës, unë nuk merrem me to. Nuk merremi me thashetheme. Ne merremi me gjërat e vërteta. Nuk kemi një propozim për President nuk kemi. Absolutisht, nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikash, të çosh në Presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes dhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, deklaroi Berisha.
Por kohët e fundit po përflitet se në përpjekje për të rregulluar balancat e pushteteve dhe institucioneve në Shqipëri (pasi janë në grushtin e Ramës), ndërkombëtarët po ndërmjetësojnë që presidenti pas largimit të Ilir Metës, ti jepet një emri afër opozitës.
Kjo do të ndodhte vetëm me dëshirën (ose detyrimin nga ndërkombëtarët) e Edi Ramës pasi presidenti zgjidhet në parlament vetëm me një shumcë të thjeshtë (71 vota) në raundin e fundit të cilën Rama e ka dhe tejkalon shumë.
A do ketë konsensus mes Ramës dhe Berishës për presidentin siç ndodhi për Anastas Angjelin?
Leave a comment