Ngjarjet kriminale në Elbasan/ Ish drejtori i policisë bën deklaratën e fortë: Politikanët kanë…

Ish drejtori i policisë, Arben Hajdarmataj në një emision televiziv ka folur edhe mbi tendencën e lartë të ngjarjeve kriminale të ndodhura në Elbasan.

Hajdarmataj tha se kjo shpjegohej me anë të pozicionit gjeografik të Elbasanit që shërbente si udhëkryq për trafikun e drogës.

Ndër të tjera, si faktor kryesor, Hajdarmataj përmendi lidhjet farefisnore dhe lidhjet elektorale të politikanëve me grupet kriminale.

Hajdarmataj: Elbasani gjithmonë ka qenë problematik. Mendoj se së fundmi, grupet kriminale kanë filluar të godasin njëri-tjetrin për përplasje interesash. Vetë pozicioni gjeografik i qytetit të Elbasanit, është një udhëkryq, i atillë ku aty lëvizin të gjithë rrugët e trafikut. Kryesisht trafiku që vjen nga Turqia, së fundmi tani edhe nga vende të tjera. Është një qytet, ashti si Fieri ku kryqëzohen rrugët e trafikut.

Por ndikon edhe lidhjet e grupeve kriminale me eksponentë të politikës. Për shkak të rëndësisë politike ose elektorale që ka pasur Elbasani, ne kemi rastin e zgjedhjeve të fundit parlamentare ku një person humbi jetën, që më vonë u etiketua si mbështetës i mazhorancës.

Pra në Elbasan ka lidhje të kriminalitetit me politikën. Mesa duket politikës i ka interesuar të dominojë në grupet kriminale që u sjellin vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *