Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm disa minuta më parë në Tiranë.
Bëhet me dije se një shtetase 67 vjeçare ka ndëruar jetë në spital.
Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale S.Ç, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës, ku ishte duke punuar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.